Zelensky në samitin e NATO-s: Ukrainës i duhen 5 miliardë dollarë në muaj për mbrojtje

Presidenti Volodymyr Zelensky i tha udhëheqësve të NATO-s të mërkurën se Ukraina ka nevojë për armë moderne dhe më shumë ndihmë financiare në luftën e saj kundër pushtimit rus.
“Ne duhet të thyejmë avantazhin e artilerisë ruse… Ne kemi nevojë për sisteme shumë më moderne, artileri moderne”, tha Zelensky në samitin e NATO-s në Madrid përmes një video-lidhje.
Ai shtoi se mbështetja financiare ishte jo më pak e rëndësishme se ndihma me armë.
“Rusia ende merr miliarda çdo ditë dhe i shpenzon ato për luftë. Ne kemi një deficit shumë miliardë dollarësh, nuk kemi naftë dhe gaz për ta mbuluar atë”, tha Zelensky, duke shtuar se Ukrainës i duhen rreth 5 miliardë dollarë në muaj për mbrojtjen e saj.
Ai gjithashtu bëri thirrje për sanksione ndaj Rusisë që të ndalojnë aftësinë e saj për të paguar për luftën.