Lajme nga Bota

Zelensky: Bisedimet e paqjes me Rusinë mund të marrin fund

Zelensky: Bisedimet e paqjes me Rusinë mund të marrin fund

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar këtë mbrëmje se bisedimet e paqjes me Rusinë mund të marrin fund dhe shkak për këtë lideri ukrainas bën mizoritë e kryera nga forcat e Kremlinit.

“Ata duan t’i vrasin njerëzit. Kur ekziston një qëndrim i tillë, është e vështirë të flitet për gjëra,” tha Zelenksy para gazetarëve.

Ukraina dhe Rusia ende nuk kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, pavarësisht se kanë mbajtur disa raunde bisedimesh në Bjellorusi dhe Turqi.

Tiranapost.al