Lajme nga Bota

Zelanda e Re do të ndalojë me ligj shitjen e duhanit për brezat e rinj

Legjislacioni nënkupton se personat nën moshën 14 vjeç nuk mund të blejnë ligjërisht duhan

Zelanda e Re do të ndalojë me ligj shitjen e duhanit për brezat e

Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për gjeneratën e saj të ardhshme, në përpjekje për të hequr dorë përfundimisht nga ky zakon.

Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të jenë në gjendje të blejnë cigare apo produkte duhani, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

"Ne duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë të pinë duhan," tha ministrja e Shëndetësisë Dr. Ayesha Verall.

Lëvizja është pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër duhanpirjes të shpallur nga ministria e shëndetësisë e Zelandës së Re të enjten.

Mjekët dhe ekspertët e tjerë të shëndetit në vend kanë mirëpritur reformat "udhëheqëse në botë", të cilat do të reduktojnë aksesin në duhan dhe do të kufizojnë nivelet e nikotinës në cigare.

"Kjo do t'i ndihmojë njerëzit të heqin dorë ose të kalojnë në produkte më pak të dëmshme dhe dhe ekziston një mundësi shumë e vogël që të rinjtë të varen nga nikotina," tha Profesor Janet Hook nga Universiteti i Otagos.

Zelanda e Re është e vendosur të arrijë një objektiv kombëtar për të reduktuar shkallën e saj kombëtare të duhanpirjes në 5% deri në vitin 2025, me synimin për ta eliminuar përfundimisht atë.

Aktualisht, rreth 13% e të rriturve në Zelandën e Re pinë duhan, nga 18% rreth një dekadë më parë.

Numri i dyqaneve të autorizuara për të shitur cigare do të reduktohet në mënyrë drastike në 500 nga rreth 8,000 tani, thonë zyrtarët.

Tiranapost.al