Lajme nga Bota

Zbulohet skema e tregtimit të vaksinave të rreme në dy shtete: Injektime anti-rrudhë me emrin Pfizer

Zbulohet skema e tregtimit të vaksinave të rreme në dy shtete:

Kompania farmaceutike Pfizer deklaron se ka identifikuar versione të falsifikuara të vaksinës së saj anti koronavirusit në Meksikë dhe Poloni. Dozat u sekuestruan nga autoritetet në të dy vendet dhe u konfirmuan nga testet që ishin false.

Në Meksikë, vaksinat kishin etiketa false, ndërsa substanca në Poloni me emrin e Pfizer besohej të ishte trajtim kundër rrudhave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vaksinat e rreme përbëjnë rrezik serioz për shëndetin publik global.

OBSH ka bërë thirrje që ata të identifikohen dhe të hiqen nga qarkullimi.

Por ministri i shëndetësisë i Polonisë theksoi se rreziku i dozave të falsifikuara që kanë qarkulluar është inekzistent pasi ende nuk janë administruar.

Dozat e falsifikuara u kapën nga autoritetet që po hetonin në të dy vendet.

Rreth 80 njerëz në një klinikë në Meksikë morën një version të rremë të vaksinës për të cilin thuhet se fizikisht është i pademshëm, por gjithashtu nuk ofron asnjë mbrojtje kundër koronavirusit.

Zëdhënësi i qeverisë së Meksikës për Covid-19, Hugo Lopez-Gatell, tha se vaksinat e rreme ishin zbuluar nga policia kibernetike pasi u ofruan në rrjetet sociale me shumën 2,500 dollarë një dozë. Disa persona janë arrestuar për tregtimin e tyre.

Lev Kubiak, shefi i sigurimit global të Pfizer, tha se kërkesa globale për vaksinën dhe mungesa e furnizimit kanë çuar në këto skema mashtrimi.

Përkthyer nga BBC/ Tiranapost.al.

*Tiranapost.al.