Lajme nga Bota

Zbulohen fjalët e fundit që Princi Philip i tha në telefon djalit të tij Charles

Zbulohen fjalët e fundit që Princi Philip i tha në telefon djalit

Princi Charles ka zbuluar bisedën e fundit me babain e tij Princin Philip, para se të ndërronte jetë. Duke folur për një dokumentar të ri të BBC, trashëgimtari i fronit Charles tha se kishte biseduar në telefon me babanë e tij më 8 prill, në lidhje me festimet për ditëlindjen e tij të 100-të dhe as aty nuk i la mënjanë shakatë, ndonëse shaka ishte për vetë Dukën dhe jo për djalin e tij Charles.

Zbulohen fjalët e fundit që Princi Philip i tha në telefon djalit

Ja si e rrëfen ai bisedën e fundit me babain:

“Po flasim për ditëlindjen tuaj, baba! Mu desh ta përsërisja këtë dhe me zë më të lartë për shkak të problemeve që kishte me dëgjimin- A do të kemi një ceremoni pritjeje për ju, do të organizohemi -vazhdova unë ndërsa babai mu përgjigj: Epo, më duhet të jem gjallë për këtë apo jo?”.

Princi Charles thotë se e dinte që babai i tij do të jepte pak a shumë këtë përgjigje, që e preku.

Dokumentari i BBC përmban intervista me të gjithë fëmijët, nipërit dhe mbesat e Philip, përfshirë William dhe Harry.

Zbulohen fjalët e fundit që Princi Philip i tha në telefon djalit

Daily Mail ka treguar se në dokumentar ndahen kujtime të bukura dhe gazmore të Dukës, i cili ndërroi jetë më 9 Prill në moshën 99 vjeçare.

*Artikulli i Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.