Lajme nga Bota

Zbulimi i mrekullueshëm arkeologjik në Pompei! Gjendet thuajse i paprekur objekti i lashtë ceremonial

Zbulimi i mrekullueshëm arkeologjik në Pompei! Gjendet thuajse i

Arkeologët kanë bërë një zbulim të mahnitshëm në zonën e Pompeit, qytetit romak që u zhduk pas një shpërthimi vullkanik në vitin 79 para Krishtit. Ata kanë gjetur një karrocë thuajse të paprekur me katër rrota, të ndërtuar prej hekuri dhe bronzi që përdorej për ceremoni zyrtare. Ky fakt është evidentuar nga mbishkrimet mbi karrocën që tregon se kishte rol simbolik më tepër sesa praktik.

“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm i botës së lashtë dhe na ndihmon të kuptojmë sesi kryenin ceremonitë simbolike në Romën e Lashtë”- ka thënë Massimo Osanna drejtuesi i kërkimit arkeologjik në zonën e Pompeit.

Ministria e Kulturës në Itali e ka konsideruar këtë zbulim unik të paprecedent dhe shumë shpresëdhënës për perspektivën e kërkimit teksa kanë mbetur edhe 20 hektarë për t’u gërmuar.

Pompei është një atraksion turistik shumë i vlefshëm për shkak se mishëronte përzierjen kulturore heleno-romake dhe përbën lidhjen direkte mes këtyre dy kulturave që janë themeli i civilizimit perëndimor.

Tiranapost.al