Yuval Harari: Pse njerëzit e përdorin internetin për të parë TikTok
Profesori më i famshëm i historisë, por edhe Inteligjencës Artificiale për momentin,Yuval Harari, në një intervistë pë La Republicca-n, gazetën italiane, tregon pse njerëzit e përdorin sot internetin, pse ju pëlqen veçanërisht TikTok? Çfarë gjejnë aty? Dëgjoje të plotë në videon që kemi përgatitur në tiranapost.al
Audio në videon e mëposhtme është gjeneruar nga AI.
Ricacardo Luna: Pjesa dërrmuese e njerëzve nuk e përdorin internetin për të mësuar, por për të parë video në TikTok, shpesh herë video idiote. Pse ndodh kjo?
Yuval Noah Harari: Në thelb, ka dy probleme. Së pari, e vërteta shpesh është e ndërlikuar dhe ne, njerëzve, na pëlqejnë historitë e thjeshta. Problemi i dytë ka lidhje me faktin se e vërteta shpesh herë është e dhimbshme, aspak e rehatshme, dhe ne nuk na pëlqejnë gjërat e parehatshme. Njerëzit preferojnë të ndjekin histori që i bëjnë të ndihen mirë, edhe nëse nuk janë të vërteta. Kur u shpik shtypshkronja, libri më i lexuar nuk ishte ai i Kopernikut, i cili ndryshoi botën duke hedhur bazat e shkencës moderne; më i lexuari ishte Melleus Maleficarum i Heinrich Kramer, një manual për gjuetinë e shtrigave. Ishte i thjeshtë për t’u kuptuar dhe magjepsës me tërë ato tregime shtrigash, mallra të vjedhur, festime shtrigane. Orgjitë e sajuara janë shumë më interesante se ekuacionet kopernikase. E njëjta gjë ndodh sot me videot në TikTok. Natyra jonë nuk ka ndryshuar fare.