Lajme nga Bota

Washington Post humbet mbi 200 mijë abonentë pasi vendosi të mos mbështeste Kamala Harris

Washington Post humbet mbi 200 mijë abonentë pasi vendosi të mos

Më shumë se 200,000 abonentë të Washington Post kanë hequr dorë nga abonimet e tyre pasi media vendosi të mos mbështeste publikisht kandidaturën e Kamala Harris

Kjo përqindje i përgjigjet afërsisht 8% të totalit të abonentëve të gazetës, të cilët arrijnë në 2.5 milionë. Gjithashtu disa kolumnistë kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj këtij vendimi.

Botuesi dhe CEO i Washington Post William Lewis njoftoi të premten se media nuk do të mbështesë asnjë kandidat.

“Ne po kthehemi në rrënjët tona duke zgjedhur të mos mbështesim publikisht kandidatët presidencialë”.

Ndërsa pronari i Washington Post Jeff Bezos mbrojti vendimin e gazetës duke e quajtur të drejtë dhe parimor.