Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniya, është vrarë dje në Teheran, ku kishte shkuar për betimin e presidentit të ri të vendit, Massoud Pezheskian.
Lëvizja islamike palestineze e quan këtë ngjarje “pushtim tradhtar sionist”.
“Vëllai, lideri, muxhahidi Ismail Haniya, lideri i lëvizjes, u vra në një bastisje të pabesë sioniste kundër zyrës së tij në Teheran pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës Islamike”, thotë Hamasi.
Sami Abu Zohri, një zyrtar i Hamasit, tha për Reuters, se kjo vrasje është një përshkallëzim shumë serioz nga ana e Izraelit.
Bashkë me Haniya, u vra edhe truproja e tij. Në prillin e kaluar, Haniya mori lajmin gjatë një takimi se tre djemtë e tij dhe katër nipërit ishin vrarë. Në rrjet u bë viral reagimi i tij i ftohtë, teksa çoi deri në fund takimin.