Lajme nga Bota

Vritet gazetarja ruse në Kiev

Vritet gazetarja ruse në Kiev

Një gazetare ruse që raportonte nga kryeqyteti ukrainas Kiev është vrarë këtë të mërkurë, kur trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk

Oksana Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën, sipas Insajderit.

Baulina ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës.