Vrasja që ‘zgjoi’ botën! George Floyd-it po i jepet lamtumira e fundit
George Floyd, afro-amerikani që mbeti i vrarë nga një polic gjatë arrestimit, do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Familja dhe miqtë e afërt po mbajnë homazhet dy javë pas vdekjes së tij, që ngriti në këmbë Amerikën dhe shumë vende të botës, për të protestuar për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.
Të pranishmit shpërthyen në lot ndërsa iu afruan arkivolit të tij gjatë funeralit që mbahet këtë pasdite në Houston. Pjesë e ceremonisë u bënë edhe disa efektivë.
Ceremonia nuk është e hapur për publikun, por kjo nuk ndaloi mijëra njerëz të mblidheshin jashtë kishës ku po mbahej ceremonia.
Kandidati për President, Joe Biden, u dërgoi një video familjarëve:
"E dimë se nuk do të ndjeheni kurrë njësoj. Mpirja që ndjeni tani do të kthehet ngadalë, ditë për ditë, stinë pas stine, në qëllim. Për ju ajo ditë ka ardhur shumë më shpejt, sepse ju duhet të pikëlloheni në publik".
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, u bëri thirrje njerëzve të nderojnë Floyd duke qëndruar në heshtje për tetë minuta dhe 46 sekonda, minuta këto që përkojnë me momentet para vdekjes së tij.
Floyd vdiq më 25 maj pasi një oficer policie i vendosi gjurin në qafë për rreth 9 minuta. Efektivi bashkë me tre kolegë akuzohen për vrasje./ Burimi Mirror