Lajme nga Bota

Vrasja e kineastes aksidentalisht nga Alec Baldwin: Stafi kishte mbushur armën me plumba të vërtetë për të gjuajtur kanoçe

Vrasja e kineastes aksidentalisht nga Alec Baldwin: Stafi kishte mbushur

Detaje të reja nga burime jozyrtare kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në xhirimet në filmin Rust, ku aktori Alec Baldwin vrau aksidentalisht kinematografen Halyna Hutchins dhe plagosi regjizorin Joel Souza. Burime nga produksioni kanë deklaruar se arma mbështetëse ishte përdorur nga anëtarët e stafit atë mëngjes për të qëlluar kanoçe me municion të vërtetë.

“Vetëm disa orë para aksidentit fatal, një grup anëtarësh të kastit kishin marrë armën e zjarrit për të gjuajtur, një hobi në të cilin njerëzit qëllojnë kanoçe birre me municion të vërtetë, në mes të filmimeve të filmit "Rust" të Alec Baldëin në Santa Fe, tha burimi për Wrap.

Një burim tjetër në sheshxhirim pohoi se kur autoritetet mbërritën pas të shtënave, ata gjetën municion të vërtetë dhe fishekë bosh të ruajtura në të njëjtën zonë ku pretendohet se është bërë praktika me kanoçet.

Pretendimet ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet.

Tiranapost.al.Z.B