Vrasja e kineastes aksidentalisht nga Alec Baldwin krahasohet me ngjarjen e 1993 ku vdiq aktori Brandon Lee

Në mesin e lajmeve tragjike ku një armë e përdorur nga Alec Balwin vrau një grua në xhirimet e filmit të tij të ri, mediat kanë bërë krahasimin e ngjarjes me vdekjen e Brandon Lee.
Brandon Lee vdiq kur ishte 28 vjeç pas një incidenti të ngjashëm në xhirimet e filmit The Crow në 1993.
Aktori, djali i Bruce Lee, kishte qenë duke xhiruar një skenë filmi ku personazhi i tij u qëllua në bark.
Ngjarja ndodhi pasi një plumb i vërtetë kishte ngecur brenda kur ishte bërë pastrimi i armës.
Familja e aktorit të ndjerë Brandon Lee ka folur pas lajmeve se kineastja Halyna Hutchins ka vdekur pasi aktori Alec Baldwin shkrepi një armë në xhirimet e filmit Rust.
Motra e Lee, Shannon e cila ka një llogari në Twitter për të nderuar vëllain e saj të ndjerë ka thënë:
Our hearts go out to the family of Halyna Hutchins and to Joel Souza and all involved in the incident on “Rust”. No one should ever be killed by a gun on a film set. Period. ?
— Brandon Bruce Lee (@brandonblee) October 22, 2021
“Zemrat tona janë me familjen e Halyna Hutchins dhe Joel Souza dhe të gjithë të përfshirëve në incidentin në Rust. Askush nuk duhet të vritet kurrë nga një armë në një set filmi”, tha ajo në Twiiter.
Përdorimi i armëve në xhirimet e filmave kontrollohet rreptësisht nga një mjeshtër ose duhet një armaturë e liçensuar. Prodhimet gjithashtu shpesh kërkojnë mburoja për t'u përdorur gjatë xhirimeve dhe municionet e vërteta janë rreptësisht të ndaluara në set.
Tiranapost.al.Z.B