Vjedhin vazon me lule nga varri i Dame Vivienne Westwood, policia vihet në lëvizje

Policia po heton vjedhjen e një vazoje dekorative me lule që u vodh nga varri i ikonës së modës, dizajneres Dame Vivienne Westwood.
Ajo lindi në fshatin Tintwistle, Derbyshire dhe aty dëshironte të prehej. Një luleshitës me kërkesë të familjes së saj u ngarkua për t'u kujdesur për varrin dhe ishte pikërisht ai që njoftoi për vjedhjen.
Policia ka nisur hetimet dhe bën thirrje për dëshmitarë të rastit.
Ceremonia e funeralit të saj u ndoqi të dhjetor nga qindra mijëra njerëz.
Më pas ajo u preh në një varrezë private në fshatin Derbyshire.
Shitësja Anja Norris - e cila drejton një biznes aty pranë u zgjodh për të dizajnuar vazot me lule në varr.
“Është kaq mungesë respekti, shpresoj që ta kthejnë atë”, tha Norris për BBC.
Ajo tha se ngjarja ka ndodhur në maj dhe bën thirrje për ndihmë për këdo që mund të ketë parë diçka.
"Kushdo që ka parë ndonjë gjë të dyshimtë në zonë midis mesnatës së 21 majit dhe mesditës së 28 majit, është i lutur të kontaktojë me policinë", thotë ajo.