Viktor Orban: Po të qe për mua do ktheja Trump president. Vetëm ai kthen paqen

E Enjte 31 Gusht 2023, 22:38
TiranaPost
Viktor Orban ka dhënë një intervistë për Tucker Carlson në Twitter.
Në intervistë kryeministri hungarez, një nga figurat më të diskutuara, flet për luftën në Ukrainë, edhe pse sipas tij është gënjeshtër që po fiton Ukraina. "Është e pamundur," i tha ai Tucker Carlson.
Sipas Orban, Amerika se kupton dot mirë Europën, se ka një oqean në mes.
Ai tha se po të ishte në dorën e tij, do kthente direkt Donald Trump.
“Mund ta kritikojnë për shumëccka dhe ka që besojnë se ai s’është mjaftueshëm i formuar për të drejtuar politikën e jashtme, por flasin faktet. Sa ishte ai, s’nisi asnjë luftë. Trump sot do kthente paqen. Ky është mendimi im”.
View this post on Instagram