Video/ Tifozët izraelitë sulmohen nga holandezët në Amsterdam
Tifozët izraelitë të Maccabi Tel Aviv u sulmuan rëndë në Amsterdam gjatë mbrëmjes të së enjtes.
Tifozët izraelitë u sulmuan nga një grup pro-palestinezësh, pas përfundimit të ndeshjes së Europa League, kundër Ajax. Dhjetë persona u plagosën, pati edhe dhjetëra të arrestuar. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve shpëtimtarë në Amsterdam.
View this post on Instagram
“Qindra tifozë të skuadrës së futbollit izraelit Maccabi Tel Aviv u zunë pritë dhe u sulmuan në Amsterdam të enjten mbrëma teksa largoheshin nga stadiumi pas ndeshjes së Europa League kundër skuadrës holandeze Ajax”, shkruante ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri holandez Dick Schoof reagoi pas ngjarjes duke thënë se ishte i tmerruar nga sulmet antisemitike ndaj qytetarëve izraelitë.