Lajme nga Bota

Video/Shpërthimi i Vullkanit në Tonga 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Video/Shpërthimi i Vullkanit në Tonga 500 herë më i

NASA ka deklaruar se shpërthimi i Vullkanit në Tonga është 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në qytetin japonez Hiroshima nga SHBA-ja, në fund të Luftës së Dytë Botërore, pas përllogaritjeve të kryera nga shkencëtarët.

Më poshtë keni pamje të kapura nga satelitët të shpërthimit katastrofik.

James Garvin, kryeshkencëtari në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s Goddard, tha për radion NPR se “numri që ne kemi arritur është rreth 10 megaton – 10 milionë tonelata, ekuivalent i TNT”.

Shpërthimi u dëgjua deri në Alaskë dhe sipas Michael Poland, i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, mund të jetë shpërthimi më i fortë në tokë që nga viti 1883, kur shpërtheu vullkani Krakatoa në Indonezi.

Tiranapost.al