Lajme nga Bota

Video/ Seanca parlamentare në Turqi mbyllet me grushte dhe shkelma

Video/ Seanca parlamentare në Turqi mbyllet me grushte dhe shkelma

Seanca e sotme parlamentare në Turqi është mbyllur përpara kohe pasi debati ka shkaktuar momente tensioni mes palëve. Teksa diskutohej buxheti i Ministrisë së Brendshme, deputeti Erkan Aydin, kritikoi në fjalën e tij Sezgin Baran Kormaz.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Suleyman Soylu e quajti këtë të fundit mashtrues.

Nënkryetari i Grupit të CHP Ozgür Ozel dhe Zëvendëskryetari i CHP Veli Agbaba patën gjithashtu konfrontime verbale me Suleyman Soylu. Derisa debati verbal degjeneroi në grushte dhe shkelma.


Deputetët e AK dhe CHP u përplasën me njëri-tjetrin. Seanca u ndërpre.