Lajme nga Bota

Video/ Reagimi i Princit Charles kur pyetet për të vëllain që akuzohet për abuzim seksual

Video/ Reagimi i Princit Charles kur pyetet për të vëllain

Duka i Rothesay, Charles refuzoi të fliste kur një gazetar e pyeti për vëllain e tij Andrew, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, që shfrytëzohej edhe nga miku i tij Jeffrey Epstein.

Trashëgimtari i fronit ndodhej në Skoci, u pyet në lidhje me skandalin ndërsa vizitonte Parkun Vendor Haddo, Ellon, Aberdeenshire.

Korrespondenti i Sky News James Matthews pyeti: 'A mund të di mendimin tuaj në lidhje me pozicionin e vëllait tuaj?'.

Por Charles - i cili thuhet se ka luajtur një rol kyç në vendimin për t'i hequr titujt ushtarakë, patronazhet dhe përdorimin e titullit HRH të vëllait të tij - nuk ktheu asnjë përgjigje, përkundrazi do të vazhdonte të fliste me individë të prekur nga Stuhia Arëen në fund të nëntorit.

Tiranapost.al