Lajme nga Bota

Video/ Ky është momenti kur raketa kineze bie mbi Oqean

Video/ Ky është momenti kur raketa kineze bie mbi Oqean

Raketa kineze e vuri botën në panik fundjavën që lamë pas. Kishte dalë nga kontrolli dhe pritej rënia e lirë e segmentit kryesor të raketës, që peshonte rreth 18 ton. Ajo ecte me shpejtësi 28 mijë kilometër në orë dhe e përshkronte sipërfaqen e Tokës për 90 minuta. Bëra disa rrotullime të tilla deri ra në Oqeanin Indian, pas mesnatës së të shtunës.

Ky është momenti kur bie.


Ekspertët bënë me dije që në fillim se nuk përbënte rrezik rrezik, duke qenë se probabiliteti më i madh për të rënë ishte në ujë, duke qenë se sipërfaqja më e madhe e Tokës është e mbuluar nga uji. Gjithsesi kishte disa zona të rrezikuara dhe frika ekzistonte deri në çastet finale.