Lajme nga Bota

Video/ Kryebashkiaku ukrainas rrëmbehet nga forcat ruse

Video/ Kryebashkiaku ukrainas rrëmbehet nga forcat ruse

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e Melitopolit, ndërsa ky i fundit ndodhej në qendër të qytetit duke shpërndarë ndihma për banorët.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gershchenko.

Ai njoftoi përmes kanalit të tij në Telegram se Ivan Fedorov është rrëmbyer në qendër të qytetit teksa po shpërndante ndihma humanitare për popullin e tij.

Fedorov tha se kryebashkiaku u rrëmbye nga një grup rusësh që i vendosën një qese plastike në kokë.