Lajme nga Bota

Video/ Joe Biden reagon për dhunën makabre ndaj emigrantëve në Haiti: Marr përgjegjësinë, ata do e paguajnë!

Video/ Joe Biden reagon për dhunën makabre ndaj emigrantëve

Presidenti amerikan ka reaguar për pamjet shqetësuese të agjentëve kufitarë që keqtrajtonin mbi kalë duke goditur emigrantët pranë kufirit e duke i lidhur me litarët që shërbejnë për frenimin e kuajve.

Pamjet e publikuara e që xhiruan rrjetin tregojnë se si punonjësit kufitare keqtrajtonin emigrantët duke i shtyrë pranë Rio Grande-s në Texas. Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar se ata do ta paguajnë për atë që kanë bërë. Zyrtarët amerikanë janë zotuar se do të hetojnë ngjarjen, që ndodhi pranë kampit të emigrantëve në qytetin Del Rio.

Video/ Joe Biden reagon për dhunën makabre ndaj emigrantëve

‘Unë marr përgjegjësinë’, deklaroi Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë sot duke shtuar: ‘Ishte e tmerrshme të shihje ata njerëz që keqtrajtoheshin ashtu, nga njerëz mbi kuaj duke i goditur. Njerëz që lidheshin me rrip. Është shokuese’!

Pamjet me emigrantët kryesisht me ngjyrë janë komentuar nga ligjvënësit amerikanë duke u krahasuar me epokën e skllavërisë në Amerikë. Mijëra emigrantë nga Haiti aktualisht ndodhen në Del Rio të Texas-it për të cilët Joe Biden premtoi se do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që ushtruan dhunën: “Unë ju premtoj se ata njerëz do ta paguajnë, ata do hetohen të gjithë, do të ketë pasoja për to”, tha ai.


Mes reagimeve të shumta, Departamenti i Sigurisë Kombëtare Amerikane njoftoi pezullimin e përdorimit të kuajve në zonën e Del Rio-s. Shumë republikanë kritikuan masën duke thënë se duhet vepruar më shpejt për të rregulluar çështjen e emigracionit.

Administrata e Biden është kritikuar për shkak të situatës me mijëra emigrantë të mbetur në Haiti.

Të enjten, i dërguari special i SHBA -ve për Haitin, Daniel Foote dha dorëheqjen për shkak të ngjarjes. Ndërsa Pamela White, një ish -ambasadore amerikane në Haiti, tha për median BBC se nuk e kupton se si qeveria amerikane nuk e parashikoi dot fluksin e emigrantëve në kufi dhe nuk krijoji një sistem për ta trajtuar.

"Ky dëbim është një makth. Ne nuk kemi një politikë të mirë emigracioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mënyrë që ne të bëjmë ndonjë përparim në Haiti, ne duhet të kemi siguri. Siguri ushqimore, siguri strehimi dhe siguri fizike".

*Artikulli i BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.

*Tiranapost.al.