Video/ Italianët 4 minuta duartrokitje për Sergio Mattarela-n

E Enjte 8 Dhjetor 2022, 08:25
TiranaPost
Para se të hapej sezoni i operës në La Scala, publikua dhe të ftuarit vip të pranishëm nderuan me duartrokitje të gjata presidentin Sergio Mattarela.
Të gjithë në këmbë që thërrisnin "Rroftë Presidenti", kurse vetë presidenti u shfaq i prekur në lozhë teksa herë pas here vinte dorën në zemër në shenjë mirënjohjeje.
Të pranishëm ishin disa ministra të qeverisë, Ursula von der Leyen si dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.
Edhe vetë Meloni u shpreh e emocionuar pas 4 minutave dedikuar presidentit.