Lajme nga Bota

Video/ E kemi pritur këtë moment, CDC amerikane: Të heqë maskën kush është vaksinuar

Video/ E kemi pritur këtë moment, CDC amerikane: Të heqë

CDC amerikane hodhi një hap të madh drejt kthimit në jetën para-pandemike. Sot u njoftua se njerëzit plotësisht të vaksinuar ndaj Covid, mund të heqin maskat në ambientet jashtë por edhe në ambiente të brendshme nga sot, me disa përjashtime.

Udhëzimi i ri kërkon ende mbajtjen e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, avione, spitale, burgje dhe qendra strehimi. Megjithatë vendimi i ri do t’i hapë rrugë rikthimit plotësisht në punë, hapjes së shkollave dhe aktiviteteve të tjera. Madje duke hequr nevojën edhe për disancim social mes personave të vaksinuar.

"Ne të gjithë e kemi dëshiruar këtë moment, kur mund t'i ktheheshim një farë sensi të normalitetit", deklaroi drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky.


CDC dhe administrata e Biden janë përballur me presion për të lehtësuar kufizimet mbi njerëzit e vaksinuar plotësisht. Por duket se fushata agresive e vaksinimit në SHBA ka dhënë rezultat:

Rastet e virusit në SHBA janë në nivelin më të ulët që nga shtatori, vdekjet janë në pikën më të ulët që nga prilli i kaluar dhe shkalla e pozitivitetit të testit është në pikën më të ulët që nga fillimi i pandemisë.

Walensky njoftoi udhëzimin e ri këtë pasdite në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se ndryshimi i shumëpritur vjen falë miliona njerëzve që vaksinohen.

"Kushdo që është plotësisht i vaksinuar mund të marrë pjesë në aktivitete të brendshme dhe të jashtme të mëdha ose të vogla pa vendosur maskë ose pa distancim fiziki. Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, mund të filloni të bëni gjërat që ndaluat së bëri për shkak të pandemisë."

Walensky tha se ata që nuk janë plotësisht të vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska??.

Deri më tani rreth 154 milion amerikanë, më shumë se 46% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 dhe më shumë se 117 milion janë vaksinuar plotësisht. Shkalla e vaksinimeve të reja është ngadalësuar në javët e fundit, por me autorizimin e së mërkurës të Pfizer për vaksinim për fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç, një intensivitet i procesit pritet në ditët në vijim.

Walensky tha se provat nga SHBA dhe Izraeli tregojnë se vaksinat janë mbrojtëse dhe se deri më tani ato vazhdojnë të jenë efektive edhe pse disa versione shqetësuese të mutacionit të virusit po përhapen.

'Sa më shumë njerëz të vazhdojnë të vaksinohen, aq më shpejt infeksionet do të bien dhe aq më e vështirë do të jetë që virusi të shndërrohet', theksoi ajo, duke iu bërë thirrje të gjithë personave 12 vjeç e lart që nuk janë vaksinuar ende, të regjistrohen.

Megjthatë drejtoresha e CDC bëri disa paralajmërime. Walensky inkurajoi njerëzit që kanë sistem të dobët imunitar ose që vuajnë nga sëmundje të rënda, të flasin me mjekët e tyre para se të heqin maskat. Kjo për shkak të pasigurisë së vazhdueshme nëse vaksinat mund të mbrojnë një sistem imunitar të dobësuar nga sëmundjet.

*Tiranapost.al.