Video/ Blinken ia merr këngës në një takim diplomacie
E Premte 29 Shtator 2023, 09:28
TiranaPost
Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken siç nuk e keni parë kurrë. Në një takim diplomacie mori kitarën dhe ia nisi këngës.
Videon e postoi vetë ai duke interpretuar këngët klasike "blues" nga "Muddie Waters” dhe "Hoochie Coochie Man".
"Nuk mund ta humbisja mundësinë e kësaj mbrëmjeje për të kombinuar muzikën dhe diplomacinë", shkruante Blinken krah videos.
"Iniciativa globale ‘Muzikë dhe Diplomaci’ është një projekt për ta ngritur muzikën si një instrument diplomatik për të promovuar paqen, demokracinë dhe mbështetjen për objektivat më të gjera të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shpjegon Departamenti i Shtetit.