Lajme nga Bota

Video/Bill Clinton del nga spitali dhe ka një porosi për të gjithë

Video/Bill Clinton del nga spitali dhe ka një porosi për të

Bill Clinton është mirë. Është duke e marrë veten, por sapo ka dalë nga spitali. Në një video nga oborri i shtëpisë, falënderon të gjithë ata që u kujdesën për të, që u shqetësuan për të dhe në fund një porosi për të gjithë ndjekësit.

“Jam vërtet i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Po kaloj mirë duke shijuar këtë mot të mrekullueshëm vjeshte. Jam duke e rimarrë veten, por dua t`u kujtoj të gjithëve: Dëgjoni trupin tuaj dhe kujdesuni për veten. Kemi të gjithë punë për të mbaruar dhe secili prej nesh ka rolet e tij për të përmbushur. Unë për vete po bëj të pamundur për të qëndruar gjatë”, thotë në video ish-presidenti i Amerikës.

Clinton ishte i shtruar prej disa ditësh në spital për shkak të një infeksioni në veshka.