Lajme nga Bota

Video/ Al Jazeera sjell pamjet nga njerëzit nën rrënoja në Gaza

Video/ Al Jazeera sjell pamjet nga njerëzit nën rrënoja në

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë njerëz të bllokuar nën rrënoja. Pamjet si më poshtë vijnë nga një pallat në Gaza i cili u godit me një sulm ajror nga izraelitët gjatë orëve të mesnatës. Dy vëllezër dyshohet se janë brenda dhe orët që kalojnë mund të jenë fatale për to. Kërkimet vijojnë prej orësh, ndërsa ekipet po përpiqen të mbajnë gjallë të bllokuarit duke iu folur herë pas here.


Bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës që i ndan me palestinezët hynë në ditën e shtatë dhe nuk ka tentativa për armëpushim.

Gjatë mesnatës janë lëshuar më shumë se 150 raketa. Ushtria palestineze thotë se ky ishte bombardimi më intensiv që nga kryengritja e vitit 2000.

Video/ Al Jazeera sjell pamjet nga njerëzit nën rrënoja në

Video/ Al Jazeera sjell pamjet nga njerëzit nën rrënoja në

Gati gjysma e raketave shënjestruan rrethin e qytetit Gaza të al-Wehda ku shtëpitë e banimit, infrastruktura dhe rrugët u shkatërruan ose dëmtuan pjesërisht.

Ministria e shëndetësisë konfirmoi se 33 njerëz u vranë brenda natës pas bombardimeve izraelite në shtëpitë e tyre. Pesë fëmijë u gjetën të gjallë nën rrënoja.

Video/ Al Jazeera sjell pamjet nga njerëzit nën rrënoja në

"Dëgjojmë njerëz që bërtasin nga poshtë rrënojave", thotë për Al Jazeera Medhat Hamdan, një punonjës i mbrojtjes civile i cili erdhi nga Khan Younis në Gaza për të shpëtuar jetë njerëzish. Prej 11 orësh ai vazhdon të punojë: “Puna në këtë fushë më ka mpirë nga çdo lloj frike. Tërhoqa më herët nga rrënojat tre fëmijë të vdekur”.

Këshilli i Sigurisë së OKB do të mblidhet sot për të diskutuar mbi situatën, nëse mund të gjendet mundësia për paqe ose të paktën mundësia e armëpushimit të përkohshëm, siç ka ndodhur edhe më parë mes Izraelit dhe Palestinës, ndonëse plaga mbetet e hapur!

*Tiranapost.al.