Video/ A ishte e menduar si strategji komunikimi apo vërtet disa turq votuan me dhi, mace dhe të veshur si jeniçerë?

E Hënë 29 Maj 2023, 09:33
TiranaPost
Të paktën 24.1 milionë qytetarë të Turqisë zgjodhën mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kiliçdaroglu. Fitues doli Erdogan.
Në një video të publikuar nga Al Jazeera mes votuesve nuk munguan ata që shkonin me kafshë të ndryshme, duke përfshirë papagajtë, delet, macet…
Dikush u maskua si dre. Një çift la në mes dasmën për të votuar. Të tjerë votuan të veshur si jeniçerë.
Këto votime u quajtën colourful, pra shumëngjyrëshe. Dhe nuk dihet nëse është një rastësi apo strategji marketingu e mirëfilltë.
Sidoqoftë Erdogan ndoqi traditën teksa pas votimit shpërndau para dhe lodra për mbështetësit.