Lajme nga Bota

Vendi i parë në Europë që legalizon përdorimin dhe kultivimin e kanabisit

Vendi i parë në Europë që legalizon përdorimin dhe

Luksemburgu do të lejojë të rriturit të kultivojnë deri në katër bimë kanabis në shtëpitë ose kopshtet e tyre duke u bërë vendi i parë në Europë që legalizon prodhimin dhe konsumin e drogës.

Qeveria e Luksemburgut me anë të një njoftimi ditën e sotme ka thënë se do të sillte ndryshime thelbësore në qasjen e vendit ndaj përdorimit dhe kultivimit të kufizuar të kanabisit pas dështimit për të ndaluar përdorimin.

Sipas legjislacionit, njerëzit e moshës 18 vjeç e lart do të jenë në gjendje të kultivojnë ligjërisht deri në katër bimë kanabisi për familje për përdorim personal.

Qeveria tha se do të ishte e mundur të blini fara në dyqane, t'i importoni ato ose t'i blini në internet.

Ministrja e Drejtësisë Sam Tamson e përshkroi ndryshimin në ligjin për prodhimin dhe konsumin vendas si hapin e parë.

“Ne menduam se duhej të vepronim, kemi një problem me drogën dhe kanabisi është droga që përdoret më shumë dhe është një pjesë e madhe e tregut illegal. Ne duam të fillojmë duke i lejuar njerëzit ta rritin atë në shtëpi. Ideja është që një konsumator të mos jetë në një situatë të paligjshme nëse konsumon kanabis dhe ne nuk e mbështesim të gjithë zinxhirin e paligjshëm nga prodhimi tek transporti deri tek shitja ku ka shumë mjerim të lidhur. Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për t'u larguar gjithnjë e më shumë nga tregu i zi i paligjshëm”, tha ajo.

Tiranapost.al.Z.B