Lajme nga Bota

Veliaj inspekton punimet në Urën e Babrroit: Bashkon Tiranën dhe Kamzën si infrastrukturë, por edhe ekonomi

Veliaj inspekton punimet në Urën e Babrroit: Bashkon Tiranën dhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te Ura e Babrroit, teksa lajmwroi se ajo do të jetë e hapur për automjetet në muajin qershor. Ai tha se ndihet i lumtur që Kamza dhe Tirana do të bashkohen në infrastrukturë, çka do të ndikojë në rritjen e ekonomisë.

Veliaj inspekton punimet në Urën e Babrroit: Bashkon Tiranën dhe

“Ne i gëzohemi turistëve që vijnë dhe parave që shpenzojnë këtu, por harrojmë se qyteti nuk ndërtohet nga turistët, por nga njerëzit e punës. Pjesa më e madhe e njerëzve të punës jashtë Tirane vijnë nga Kamza, Paskuqani dhe Babrroi. Janë njerëz që punojnë çdo ditë me ndershmëri, kryesisht në sektorë shërbimesh, në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës. Por, mënyra se si vihej nga Kamza në Tiranë nuk ishte aspak dinjitoze. Pra, vitet e fundit u kemi bërë më shumë yzmet turistëve, që të na gjejnë sa më mirë, dhe kemi ‘harruar’ t’i bëjmë yzmet njëri-tjetrit. Sot kemi reflektuar dhe kjo urë do të bashkojë Tiranën dhe Kamzën në një lidhje e cila më shumë se sa lidhje infrastrukture, është një lidhje ekonomike”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se pas përfundimit të urës, bashkia ka menduar që, në njërën anë të lumit të jetë Unaza e Madhe, ndërsa në anën tjetër të krijohet një park linear, i cili do të shërbejë për të gjithë banorët e zonës për të kaluar disa orë qetësie dhe argëtimi me fëmijët dhe të afërmit.

Tiranapost.al