Lajme nga Bota

Vdiq pasi mori vaksinën! Pas Koresë së Jugut edhe Austria pezullon AstraZeneca-n

Vdiq pasi mori vaksinën! Pas Koresë së Jugut edhe Austria

Pasi Koreja e Jugut pezulloi administrimin e vaksinës së Oksfordit “AstraZeneca” për shkak të dy vdekjeve që kanë ardhur pak orë pas marrjes së saj, një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Austri.

Autoritetet në Vjenë kanë pezulluar krejtësisht administrin e kësaj vaksine për shkak se po heton shkaqet e vdekjes së një personi që u sëmur pak orë pasi mori vaksinën. Personi në fjalë ka qenë një grua 49-vjeçare e cila iu drejtua ambulancës së pas çrregullimeve të rënda të koagulimit në Zwettl të Austrisë së ulët.

Sipas raportimeve mediatike gruaja ka qenë inferimiere në klikinën e këtij rrethi dhe pritet që brenda 48 orësh të jetë gjetur nëse vdekja e saj ka të bëjë me efekte anësore të shkaktuara prej vaksinës.

Tiranapost.al