Lajme nga Bota

Vdes Madeleine Albright, e para Sekretare e Shtetit femër në SHBA

Vdes Madeleine Albright, e para Sekretare e Shtetit femër në SHBA

Madeleine Albright, gruaja e parë që mori postin e sekretares së shtetit në SHBA dhe ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur. Ajo ishte 84 vjeç.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej kryediplomate në mandatin e tij të dytë.

Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s , nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin. Ajo cilësohet si 'kumbare' e lirisë së Kosovës, ku me refuzimin e Serbisë të firmosë marrëveshjen e Rambujesë, i hapi rrugë çlirimit të Kosovës dhe nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit.

Ajo ishte një fytyrë e politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001, një epokë e shpallur nga Presidenti George HW Bush si "rend i ri botëror".

Tiranapost.al