Lajme nga Bota

Vaksinohet Merkel me AstraZeneca: Nuk ka foto, por një shënim

Vaksinohet Merkel me AstraZeneca: Nuk ka foto, por një shënim

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vaksinuar sot me AstraZeneca, vaksinën më të diskutuar të momentit që ka shkaktuar jo pak dhimbje koke për qytetarët, pas dyshimeve se shkakton mpiksje gjaku.

Nuk ka foto të kancelares teksa bën vaksinën, siç ka ndodhur rëndom me liderët e tjerë që e kanë bërë live në praninë e kamerave. Konspiracionistët mund të hedhin edhe dyshime nëse e ka bërë vërtet. Por zëdhënësi i saj Steffen Seibert ka postuar në Twitter një deklaratë të shkurtër të kancelares 66 vjeçare dhe foto me dokumentin ku ndodhet e shkruar emri i kancelares dhe lloji i vaksinës që ka bërë.

Vaksinohet Merkel me AstraZeneca: Nuk ka foto, por një shënim

“Jam e kënaqur që kam marrë dozën time të parë sot me AstraZeneca. Falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit dhe të gjithë ata që vaksinohen. Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë".

Angela Merkel u vaksinua në qendrën e ngritur në ish-aeroportin Tempelhof të Berlinit.

*Tiranapost.al.