Vajza e Alec Baldwin revoltohet me gazetarët: Jeni të neveritshëm dhe të pandjeshëm

Vajza e aktorit Alec Baldwin, Ireland i ka quajtur gazetarët të neveritshëm dhe të pandjeshëm, pasi i kanë kërkuar intervista në lidhje me ngjarjen e rëndë ku babai i saj vrau aksidentalisht në sheshxhirim kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjizorin Joel Sauza.
Modelja 25-vjeçare ka ndarë në Instastory një mesazh që i është dërguar nga një gazetar që kërkonte ta intervistonte për të shtënat aksidentale në xhirimet e filmit “Rust” ku thotë: Natyrisht që do ta bëja të dobishme për të dy ne, por e di që është një kohë e ndjeshme. Ju jeni vajza e Alec, kështu që çdo gjë që ju duhet të thoni për situatën do të ishte e rëndësishme. Unë padyshim që do të ecja me kujdes dhe do të respektoja të gjithë të përfshirët. Nëse dëshironi, mund të më telefononi."
Irlanda është revoltuar ndaj reporterit duke thënë se të gjithë gazetarët që e kanë kontaktuar janë të pandjeshëm dhe të neveritshëm.
"Kujtdo që po jep numrin tim, ju lutemi ta humbni atë dhe të mos më kontaktoni më".
Ajo shprehu ngushëllime për familjen e Hutchins:
"Dashuria dhe mbështetja ime shkojnë për familjen dhe miqtë e Halyna Hutchins. Dërgimi i mendimeve shëruese për Joel Souzan. Dhe uroj që të mund ta përqafoj babanë tim shumë fort sot, ka përfunduar ajo.
Tiranapost.al.Z.B