Lajme nga Bota

Ursula von der Leyen i bën thirrje Amerikës që të hapë kufijtë për vizitorët europianë

Ursula von der Leyen i bën thirrje Amerikës që të hapë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen një ditë pasi u arrit vaksinimi i plotë me dy vaksina të 50% të popullsisë së BE, i ka bërë thirrje Washington-it që të heqë ndalim-udhëtimet për vizitorë nga BE.

“Situata epidemiologjike në SHBA dhe në BE është shumë e ngjashme. Ne duhet të zgjidhim çështjen e kufijve me miqtë tanë amerikanë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë me javë të tëra”- ka thënë von der Leyen për median gjermane RND.

Kujtojmë se javën e kaluar SHBA shtyu mandatin për pezullimin e udhëtimeve me BE, Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër të madh shtetesh të tjera në botë, ndërkohë që Brukseli hoqi ndalimin e udhëtimit për shtetasit amerikanë që në muajin qershor, duke i hapur derën edhe amerikanëve të pavaksinuar.

Një zyrtar i BE javën e kaluar për POLITICO është shprehur “jashtëzakonisht i zhgënjyer” që Washington-i nuk ka zgjedhur reciprocitetin me Brukselin dhe se mbyllja e kufijve mes dy enteve shtetërore më të rëndësishme në perëndim nuk ka asnjë avantazh, por sjell vetëm probleme.

Tiranapost.al