Lajme nga Bota

Ukraina në prag lufte? Edhe pas sanksioneve, Rusia dërgon anije ushtarake në Detin e Zi

Ukraina në prag lufte? Edhe pas sanksioneve, Rusia dërgon anije

Dy anije të Ushtrisë Ruse kanë zbarkuar ditën e sotme në Detin e Zi duke asfiksuar kështu më tepër Ukrainën nga rrugët e rëndësishme tregtare. Ky veprim vjen pak orë pas shtimit të sanksioneve të SHBA kundër Rusisë, sanksione këto që u vunë kryesisht për shkak të shtimit të prezencës ushtarake në kufirin lindor të Ukrainës.

Ky veprim ngre shqetësime, pasi Moska po kryen të njëjtat akte si në vitin 2014, kur aneksoi Krimenë dhe imponoi një referendum për bashkimin e këtij rajoni me Rusinë. Së bashku me dy anijet e mëdhe Detin e Zi e kanë populluar edhe 15 mjete lundrimi më të vogla me armatime dhe ushtarakë.

Kujtojmë se Ukraina ka kërkuar përgjatë javës anëtarësimin në NATO, si garancinë e vetme që Rusia nuk do të ndërmarrë iniciativën për ta sulmuar me qëllim aneksimin e zonave të Donbasku-t dhe Luhansk.

Tiranapost.al