Lajme nga Bota

Uji i shiut kudo në Tokë është i pasigurt për t'u pirë, zbulon studimi

Uji i shiut kudo në Tokë është i pasigurt për t'u

Uji i shiut pothuajse kudo në Tokë ka prani të kimikateve të përhershme, sipas një studimi të ri.

Substancat per- dhe poli-fluoroalkil (PFAS) janë një familje e madhe kimikatesh të prodhuara nga njeriu që nuk gjenden në natyrë. Ato njihen si kimikate të përhershme sepse nuk shpërbëhen në mjedis.

Por tani studiuesit në Universitetin e Stokholmit i kanë gjetur ato në ujërat e shiut në shumicën e vendeve të planetit - përfshirë Antarktidën.

Rreziqet shëndetësore të ekspozimit ndaj këtyre substancave janë hulumtuar gjerësisht. Shkencëtarët thonë se ato mund të lidhen me problemet e fertilitetit, rritjen e rrezikut të kancerit dhe vonesat e zhvillimit te fëmijët.

Por të tjerë thonë se asnjë shkak dhe pasojë nuk mund të vërtetohet mes këtyre kimikateve dhe shëndetit të dobët.

Përkundër kësaj, dhe si rezultat i këtij hulumtimi të ri, disa po bëjnë thirrje për kufizime më të forta për PFAS.

Tiranapost.al