Lajme nga Bota

U shit nga familjarët te një 55 vjeçar, shpëtohet Parvana, 9-vjeçarja nga Afganistani

U shit nga familjarët te një 55 vjeçar, shpëtohet Parvana,

Një organizatë bamirësie ka arritur të shpëtojë Parvanën 9-vjeçare e cila u shit nga prindërit e saj tek një 55 vjeçar përshkak të pamundësisë ekonomike.

"Jam vërtet e lumtur," tha Parvana. "(Bamirësia) më shpëtoi nga burri im plak."

Muajin e kaluar, CNN raportoi se Parvana dhe disa vajza të tjera të mitura po shiteshin nga baballarët e tyre në mënyrë që anëtarët e tjerë të familjeve të tyre të mund të ushqeheshin.

Në atë kohë, babai i Parvanës, Abdul Malik tha se ajo qante ditë e natë, duke iu lutur që të mos e shiste, duke thënë se donte të shkonte në shkollë dhe të studionte në vend që të martohej.

Pas një proteste ndërkombëtare si rezultat i raportimeve të CNN, Parëana u kthye në familjen e saj për shkak të reagimeve të kundërta të komunitetit kundër blerësit.

Organizata jofitimprurëse Too Young to Wed (TYTW) me bazë në Shtetet e Bashkuara gjithashtu ishte përfshirë për të zhvendosur vajzat, vëllezërit e motrat dhe nënat e tyre në një shtëpi të sigurt.

"Kjo është një zgjidhje e përkohshme," tha Stephanie Sinclair, themeluesja e TYTË. "(Por) në të vërtetë ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të parandalojmë shitjen e vajzave për martesë."

Tiranapost.al