Lajme nga Bota

Turqia heq disa masa anti-Covid, por vazhdon ora policore, çfarë do lejohet nga nesër

Turqia heq disa masa anti-Covid, por vazhdon ora policore, çfarë do

Turqia lehtëson masat nga dita e hënë, duke lejuar lëvizjet gjatë ditës, por gjatë natës do të mbetet në fuqi ora policore.

Deri më datë 1 qershor, qytetarët turq do të duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në orën 05:00 gjatë ditëve të javës, ndërsa nga dita e premte në mbrëmje deri të hënën nuk do të dalin përveçse për nevoja themelore si blerja e ushqimeve.

Udhëtimet ndërqytetase do të lejohen jashtë orëve të ndalimit ndërsa restorantet dhe kafenetë do të kufizohen në shërbimet në ambiente të brendshme.

Qendrat tregtare do të hapen gjatë ditëve të javës, por klubet sportive dhe kinematë do të qëndrojnë të mbyllura.

Ndërsa Turqia ka vendosur kufizime në lëvizjet dhe aktivitetet e njerëzve gjatë gjithë pandemisë, Erdogan ka kërkuar të ruajë prodhimin ekonomik duke mbajtur fabrikat të hapura edhe gjatë bllokimit të plotë.

Rritja e rasteve me koronavirus ka kërcënuar të godasë sezonin fitimprurës të turizmit veror dhe ka nxitur tashmë kalimin e finales së Ligës së Kampionëve nga Stambolli në Portugali, ndërsa Formula One anuloi Çmimin e Madh Turk 2021 të Premten.

Numri i rasteve të reja ditore ka rënë në 11,000 por ende mbi objektivin e 5,000 që Erdogan ka vendosur në fillim të bllokimit. Rreth 10.8 milion njerëz janë vaksinuar me të dy dozat, ose 13% e popullsisë së Turqisë. Ndërsa 14.9 milion kanë marrë vetëm dozën e parë.

*Tiranapost.al.