Lajme nga Bota

Trupi është i Gabby Petitos dhe ajo është vrarë

Trupi është i Gabby Petitos dhe ajo është vrarë

Rezultatet e autopsisë kanë vërtetuar se trupi i pajetë i gjetur pranë një rezervuari, në mes të një pylli, është i Gabrielle Petitos. Dyshimet e hetuesve, nga kqyrja paraprake, janë për vrasje. Policia ka dhënë një deklaratë për shtyp në të cilën jep këto detaje dhe lutet për informacione.

Trupi është i Gabby Petitos dhe ajo është vrarë

I fejuari i Gabby Petitos vazhdon të jetë i zhdukur, pa gjurmë.

Si nisi historia?

Gabby dhe Brian ishte një çift vlogerësh që udhëtimet e tyre i ndanin me miqtë virtualë. Një ditë fund-gushti, Brian u kthye i vetëm nga udhëtimi i radhës. Ai qëndroi vetëm për 10 ditë, derisa familja e Gabby-t të shqetësuar telefonuan Policinë dhe denoncuan humbjen e vajzës. Mosdenoncimi i Brian dhe një episode sherri që ka ndodhur në një nga udhëtimet e tyre ku dëshmitar ishte një polic që e ka regjistruar me kamerën e trupit momentin kur Gabby qan, i hodhën dyshimet tek Brian. Ky i fundit nuk pranoi asnjëherë të flasë me Policinë, por i tregoi adresën e avokatit. Prej ditësh është zhdukur edhe ai. Historia mbetet enigmë. Familjarët e Gabby-t fajësojnë Brian.