Trump zgjedh ish-spikeren e Fox për të drejtuar Zërin e Amerikës
E Enjte 12 Dhjetor 2024, 11:43
TiranaPost
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka zgjedhur Kari Lake, një ish-spikere lajmesh dhe republikane, e cila nuk arriti të fitonte një vend në Senat muajin e kaluar, për të kryesuar median e financuar nga qeveria amerikane Zëri i Amerikës.
Trump u shpreh se Lake do të “siguronte që vlerat liridashëse të Amerikës të transmetohen në mbarë botën në mënyrë të drejtë dhe të saktë, në krahasim me gënjeshtrat e përhapura nga mediat e lajmeve të rreme”.
Zëri i Amerikës (VOA) është një kompani mediatike ndërkombëtare që punon në më shumë se 40 gjuhë në internet dhe përfshin radio dhe televizion.