Lajme nga Bota

Trump: Të shtënat masive janë një arsye për të armatosur, jo për të çarmatosur amerikanët

Trump: Të shtënat masive janë një arsye për të

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas ngjarjes së rëndë në shkollën në Teksas-ku humbën jetën 19 fëmijë dhe 2 mësuese- ka thënë se të shtënat masive janë 'një arsye për të armatosur, jo për të çarmatosur' amerikanët.

Duke folur në konventën vjetore NRA (Shoqata Kombëtare e Pushkës) në Huston, Donald Trump pohoi se shkollat ??në zona më rurale do të përfitonin më mirë nëse brenda qytetit do të kishte një qasje për t’i mbrojtur ato.

"Ekzistenca e së keqes në botën tonë nuk është një arsye për të çarmatosur qytetarët që i binden ligjit, që dinë ku t’i përdorin armën e tyre dhe të mbrojnë shumë njerëz. Ekzistenca e së keqes është një nga arsyet më të mira për të armatosur qytetarët që i binden ligjit."