Trump shpallet fajtor për 34 akuza, por i shpëton burgut

E Premte 10 Janar 2025, 17:36
TiranaPost
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është dënuar në Gjykatën e New York për 34 akuza për krime që lidhen me pagesat për të blerë heshtjen e aktores pornografike Stormy Daniels, dhe të dhënat e falsifikuara të biznesit, por nuk do të vuajë asnjë ditë burg, kjo për shkak të imunitetit të tij si President.
Trump u shfaq virtualisht nga Florida dhe mbajti një fjalim të shkurtër, duke thënë se ishte “krejt i pafajshëm” dhe e përshkroi gjyqin si “një përvojë shumë të tmerrshme”, duke u shprehur se çështja u soll në mënyrë të paligjshme nëpërmjet një komploti midis kundërshtarëve të tij.
Seanca e sotme e dënimit, vjen ndërsa Trump përgatitet për mandatin e tij të dytë në detyrën e presidentit të SHBA-së.