Lajme nga Bota

Trump njofton 500 miliardë dollarë investime në AI: Do të krijojë mbi 100 mijë vende pune

Trump njofton 500 miliardë dollarë investime në AI: Do të

Presidenti Trump njoftoi të martën miliarda dollarë investime në sektorin privat për të ndërtuar infrastrukturën e inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara.

OpenAI, Softbank dhe Oracle po planifikojnë një sipërmarrje të përbashkët të quajtur Stargate, tha zoti Trump në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

CEO i SoftBank Masayoshi Son iu bashkua zotit Trump për njoftimin, së bashku me Sam Altman nga OpenAI dhe Larry Ellison nga Oracle.

Drejtuesit e kompanive pritet të angazhojnë 500 miliardë dollarë në Stargate gjatë katër viteve të ardhshme. Detajet e partneritetit të ri nuk janë dhënë menjëherë.

Trump pretendoi se sipërmarrja do të krijonte mbi 100,000 vende pune për amerikanët.