Lajme nga Bota

Trashëgimtari i rremë i Berluskonit arrestohet në Kolumbi! Kërkonte jahte, vila dhe 26 milionë euro

Trashëgimtari i rremë i Berluskonit arrestohet në Kolumbi!
Marco Di Nunzio, një sipërmarrës nga Torino, u arrestua në Kolumbi për shkak të falsifikimit të testamentit të Silvio Berlusconit.

Prokurorët e Milanos kanë mbyllur hetimet duke çuar për gjykim 55-vjeçarin, i cili akuzohet për falsifikim testamenti dhe shantazh ndaj fëmijëve të Kavalierit.

Di Nunzio pretendonte se ishte trashëgimtar i 2% të Fininvest. Ai publikoi një testament për të cilin pretendonte se ishte hartuar para një noteri në Kartagjenë, ku Berlusconi do t'i kishte dhënë 26 milionë euro, një jaht, vila në Antigua dhe 2% të Fininvest.

Nga hetimi rezultoi se 55-vjeçari do të kishte formuar tre testamente të ndryshme false holografike, të firmosura më 21 shtator 2021.

Tetorin e kaluar, Di Nunzio dyshohet se do të shpërndante dokumentacion misterioz për Berlusconin dhe do të ngrinte një padi për të marrë trashëgiminë, nëse trashëgimtarët nuk i siguronin atij një shumë "shlyerjeje". Prej këtu rrjedh edhe akuza për tentativë zhvatjeje.