Tragjedia në Britani/ Burri vret gjithë familjen. Bashkëshortja, e para drejtoreshë e kolegjit më të mirë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën sot.
Drejtoresha e kolegjit më të mirë Epsom, e cila jetonte në një nga godinat brenda oborrit të shkollës, është gjetur e pajetë bashkë me familjen e saj.
Pas një telefonate të tensionuar që Emma Pattison, 45 vjeç, ka bërë me një familjar, diçka ende e paqartë ka ndodhur mes çiftit. Me armën e gjahut, George 39 vjeç ka vrarë Emma dhe vajzën e tyre 7 vjeçe Lettie-n.
Trupat u gjetën të pajetë nga të afërmit dhe shkaqet janë ende të paqarta.
Komuniteti është tronditur.
Emma është e para grua që drejtonte kolegjin prestigjioz, ku një vit kushton 42 mijë paund.
Ajo ishte një vajzë e rritur në një fermë në Lincoln. Jeta e saj fillonte në 6 e 30 të mëngjesit kur ushqente pulat. Pasi studio në shkollën e vajzave në Sleaford, u bë mësuese. Emma eci shpejt në shkallët e karrierës dhe ishte një personalitet në zonën ku jetonin.