Lajme nga Bota

Trafikimi adoleshenteve për seks/ Princi Andrew mund të jetë objektivi i radhës nga prokurorët pas dënimit të Maxwell

Trafikimi adoleshenteve për seks/ Princi Andrew mund të jetë
Ghislaine Maxwell bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein u dënua me 20 vjet burg nga një gjykatë në Neë York për ndihmimin e financierit që abuzonte seksualisht me vajzat e mitura midis viteve 1994 dhe 2004.

Gjatë seancës, viktimat e përshkruan Maxwell-in si një përbindësh dhe thanë se ajo ju kishte hapur derën e ferrit.

Trafikimi adoleshenteve për seks/ Princi Andrew mund të jetë

Pas dënimit të saj, avokatët kanë kërkuar që të hetohen edhe bashkëpunëtorët e tjerë të Epstein, përfshirë Princin Andrew.

Brad Edwards, i cili përfaqësoi ligjërisht një nga akuzueset e Dukës së Jorkut, Virginia Giuffre, i bëri thirrje FBI-së që të mos ndalojë hetimin.

I pyetur për të tjerët që mund të lidhen me Maxwell dhe Epstein, ai tha: "Le të shpresojmë se ata janë objektivi i radhës”.

Ai u mbështet nga Spencer Kuvin, i cili përfaqësoi një numër viktimash të Epstein dhe Maxwell dhe tha se Princi Andreë 'duhet të shqetësohet'.

"Natyrisht, Andrew është një nga objektivat që ata do të shikojnë," tha ai .

Akuzat kundër Epstein u shfaqën për herë të parë në 2005.

FBI dhe policia lokale në atë kohë kishin grumbulluar prova të sjelljes së keqe seksuale me shumë vajza të mitura.

Trafikimi adoleshenteve për seks/ Princi Andrew mund të jetë

Por sipas një marrëveshjeje me prokurorët federalë dhe shtetërorë në Florida, e cila më vonë u kritikua, Epstein u deklarua fajtor për akuzat e lidhura me prostitucionin që përfshinin vetëm një vajzë dhe kreu 13 muaj burg, shumica e të cilave në shërbim të komunitetit.

Në vitet që pasuan, shumë gra paditën Epstein për abuzim të dyshuar.

Avokatja Lisa Bloom, e cila përfaqëson disa viktima të Epstein dhe një dëshmitare që pretendon se ka parë Andrew me zonjën Giuffre së bashku, tha: "Ne i bëjmë thirrje FBI-së që të hetojë plotësisht Princin Andrew.

Çështja civile e Virginia Giuffre duhet të jetë vetëm fillimi. Të gjithë të lidhur me Epstein dhe Maxwell duhet të hetohen me kujdes.'

Tiranapost.al