Lajme nga Bota

Tom Sizemore ndërron jetë në moshën 61-vjeçare

Tom Sizemore ndërron jetë në moshën 61-vjeçare
Aktori amerikan Tom Sizemore ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Ai ndodhej në spital në gjendje kome që prej 18 shkurtit pasi pësoi aneurizëm të trurit.

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi përfaqësuesi i tij Charles Lago.

Sizemore ëshgë i njohur për punën e tij në filmat hit si "Saving Private Ryan", "Natural Born Killers" dhe "Heat".