Lajme nga Bota

Toka mund të ketë ndaluar së rrotulluari rreth vetes dhe pritet të ndryshojë drejtim

Toka mund të ketë ndaluar së rrotulluari rreth vetes dhe pritet

Rrotullimi i bërthamës së brendshme të Tokës mund të jetë ndalur dhe madje mund të shkojë në të kundërt. Kjo është hipoteza që ngre një studim i ri.

Në kërkimin e botuar në revistën Nature Geoscience, Yi Yang, shkencëtar i asociuar në Universitetin e Pekinit dhe Xiaodong Song, profesor i Universitetit të Pekinit, studiuan valët sizmike nga tërmetet që kanë kaluar nëpër bërthamën e brendshme të Tokës përgjatë shtigjeve të ngjashme që nga vitet 1960. Ishin pikërisht këto kërkime ato që i çuan në përfundimin që nxorrën.

“Ajo që gjetëm ishte e papritur”, thanë ata.

Që nga viti 2009, të dhënat sizmike, të cilat më parë ndryshuan me kalimin e kohës, treguan pak ndryshim. Kjo, thanë ata, sugjeroi që rrotullimi i bërthamës së brendshme ishte ndalur.

“Vëzhgimet befasuese tregojnë se bërthama e brendshme pothuajse ka pushuar rrotullimin e saj në dekadën e fundit dhe mund të jetë duke përjetuar një kthim prapa”, thanë studiuesit. Duke nënkuptuar rrotullimin në kahun e kundërt.

“Megjithatë, shpejtësia e këtij rrotullimi dhe nëse ndryshon, është e debatueshme”, tha Hrvoje Tkalcic, një gjeofizikan në Universitetin Kombëtar Australian, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Bërthama e brendshme nuk ndalet plotësisht. Bërthama e brendshme tani është më në sinkron me pjesën tjetër të planetit sesa një dekadë më parë kur rrotullohej pak më shpejt. Po asgjë kataklizmike nuk po ndodh”, tha ai.

Ato që nevojiten në vazhdim janë studimet.