Tjetër video Rama-Meloni! Këtë herë për ditëlindjen e kryeministres italiane. Mediat zbulojnë edhe bisedën

E Mërkurë 15 Janar 2025, 11:12
TiranaPost
Rama në gjunjë para Melonit! Kjo është video e radhës nga dy kryeministrat, që herë pas here bien në sy për raportin e tyre miqësor. Këtë herë ditëlindja e Giorgia Melonit ka qenë shkaku. Mediat kanë regjistuar edhe bisedën mes tyre. Rama I ka dhënë dhuratën mikes as tij teksa ndodhen në Abu Dhabi në një vizitë zyrtare.
Është një shall, i punuar nga një italian me pasaportë shqiptare, që jeton e punon në Shqipëri.
Në një video të postuar nga Corriere Della Sera, Rama me humor shprehet se u kishte kërkuar gazetarëve italianë që t’i këndonin këngën e urimit për ditëlindjen e saj: “Duke qenë se ju duan shumë”.
Meloni i kthehet se të dy I duan, edhe atë, edhe Ramën.